Shkurt.ch
Zvicra, të lehtësojë punësimin e migrantëve të kualifikuar
në këtë studim theksohet se ndërmarrjet zvicerane që kanë nevojë për këta profesionistë ballafaqohen me pengesa të ndryshme për të shfrytëzuar këtë potencial
Zvicra ka një potencial të pashfrytëzuar të migrantëve të vendeve të treta që kanë sjellë me vete kualifime të larta nga vendi i tyre i prejardhjes. Instituti B.S.S nga Bazeli ka ardhur në një përfundim të tillë në një studim të prezantuar këto ditë. Por, në këtë studim theksohet se ndërmarrjet zvicerane që kanë nevojë për këta profesionistë ballafaqohen me pengesa të ndryshme për të shfrytëzuar këtë potencial.
Studimi është porositur nga Organizata Humanitare e Kishave Evangjeliste të Zvicrës (Heks) dhe kërkon nga Këshilli Federal të thjeshtësojë procedurat për rekrutimin e migrantëve të kualifikuar nga shtetet e treta.
Heks kërkon që këto resurse në të ardhmen të shfrytëzohen më mirë.
Kjo kërkesë ka gjetur mbështetje edhe nga deputetja nacionale e SP-së, Anita Fetz. Ajo thotë se në sesionin veror të Dhomës së Kantoneve do të bëjë një mocion për t`u mundësuar ndërmarrjeve një rekrutim dhe integrim më të lehtë të migrantëve me kualifikime të larta profesionale. Në këtë mënyrë, sipas saj, Zvicra do t`i dilte përballë problemit me mungesën e fuqisë punëtpre profesionale. Fetz ka thënë në konferencën për shtyp të mbajtur me këtë rast në Bernë se Gjermania mund të shërbejë si model në këtë çështje. Atje, ka thënë ajo, ekzistojnë banka të dhënash përmes të cilave bëhet krahasimi i diplomave tüe studimeve të migrantëve me ato të vendësve.
Fetz dhe Heks kanë kërkuar që edhe Zvicra të ngre një bankë të tillë të dhënash, «si ndihmesë për ndërmarrjet, si masë kundër mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar dhe si kontribut për barazinë e shanseve në botën e punës».
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









