Jeta në Zvicër
Zvicra shton edhe 500 leje pune B për të huajt e vendeve të treta
Këtë veprim, Këshilli Federal e ka marrë për t`iu pergjigjur kërkesave në rritje të ekonomisë së vendit për specialistë dhe punëtorë profesionesh për të cilat ka mungesë në Zvicër
Këshilli Federal ka vendosur sot që të rrisë kontingjentin e të huajve të vendeve të treta që vijnë të punojnë në Zvicër. Kështu, për vitin 2018, qeveria e vendit ka lejuar 500 viza pune dhe qëndrimi B më shumë se që ishin në vitin 2017, duke e ngritur numrin e tyre nga 3000 në 3500.
Këtë veprim, Këshilli Federal e ka marrë për t`iu pergjigjur kërkesave në rritje të ekonomisë së vendit për specialistë dhe punëtorë profesionesh për të cilat ka mungesë në Zvicër, thuhet në një komunikatë të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM) të publikuar sot.
Qeveria e Zvicrës edhe për vitin 2017 e kishte ngritur kuotën për 1000 leje pune për specialistë nga vendet e treta: 500 për të huajt me leje qëndrimi e pune B dhe 500 për ata me leje afatshkurtë, L, shkruan albinfo.ch. Por me gjithë këtë, gjendja sa u përket lejeve të qëndrimit B dhe ofruesve të shërbimeve nga vendet e BE/EFTA ka vazhduar të jetë e tendosur.
Në vitin 2018numri i përgjithshëm i specialistëve që do të rekrutohen nga vnedet e terta do të jetë 8000. Këtu hyjnë 4500 të huaj me leje qëndrimi të shkurtë (L), numri i të cilëve nuk shtohet, dhe 3500 të përmendurit, me leje pune e qëndirmi B.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













