Lajme
Zvicra shënon rritje të numrit të punëtorëve ndërkufitarë
Zvicra në vitet e fundit po përballet me rritje punëtorësh ndërkufitarë
Është bërë e ditur se numri i punëtorëve të huaj që udhëtojnë në Zvicër është rritur në të gjitha rajonet.
Sipas të dhënave të reja të lëshuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), numri i punëtorëve të kufirit të punësuar në Zvicër është rritur rreth 5 për qind në fund të vitit të kaluar, kur krahasohet me të njëjtën periudhë të vitit 2018, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se kjo shifër përfshin gati 329,000 njerëz që vijnë nga Italia, Franca dhe Gjermania për të punuar në Zvicër çdo ditë. Pak më shumë se gjysma e të gjithë udhëtarëve ndërkufitarë jetojnë në Francë (54.8 për qind); pjesa tjetër udhëtojnë nga Italia (23.4 për qind) dhe Gjermania (18.4 për qind).
Vlen të theksohet se sipas FSO-së, shumica e punëtorëve të kufirit (220.266) janë të punësuar në sektorin terciar, i cili përfshin industri të shërbimeve dhe pakicave, shkruan thelocal.
LEXO EDHE:
Mbi 106,000 punë në sektorin sekondar, i cili është prodhim dhe montim. Numri më i vogël, 2.073, ka punë në sektorin parësor – për shembull, përpunimi i lëndëve të para në një produkt të përfunduar.
Këta të huaj janë mbajtës të lejes së punës ndërkufitare G, duke u dhënë të drejtë atyre të punojnë për një vit në zonën kufitare të kantonit. Ata duhet të kthehen në vendbanimin e tyre kryesor jashtë vendit të paktën një herë në javë.
Sidoqoftë, edhe pse nuk banojnë përgjithmonë në Zvicër, ata ende duhet të marrin sigurimin shëndetësor zviceran, dhe të ndjekin rregulla të veçanta në lidhje me taksat, përfitimet e papunësisë, ngarjen dhe shërbimet financiare. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci














