Lajme
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C
Rekordi i vitit 1947 thyhet pas gati tetë dekadash, alarmi maksimal për vapë mbetet në fuqi në shumë rajone
Zvicra ka regjistruar temperaturën më të lartë të matur ndonjëherë gjatë muajit qershor. Të enjten, termometri arriti në 38 gradë Celsius në Bazel, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 36.9 gradësh, i vendosur në vitin 1947, transmeton albinfo.ch.
Sipas MeteoSwiss, për herë të parë në histori temperaturat në Zvicër kanë kaluar kufirin e 37 gradëve gjatë muajit qershor.
Shërbimi meteorologjik theksoi se rekordi i ri u regjistrua pikërisht në stacionin meteorologjik të Bazelit, i njëjti vend ku ishte shënuar edhe rekordi i vitit 1947.
Për shkak të valës ekstreme të të nxehtit, niveli më i lartë i alarmit për vapë vazhdon të jetë në fuqi në pjesën më të madhe të Zvicrës.
Meteorologët u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin e gjatë në diell, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të veçantë ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













