Shkurt.ch
Zvicra po kalon gripin më të rëndë prej më shumë se 10 vitesh
Jemi në gjysmën e dytë të marsit dhe “sezoni i gripit” nuk ka përfunduar ende. Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) ka regjistruar deri tash afër 12 mijë raste të sëmurjes me grip
Ka shumë vite që nuk ka pasur kaq shumë të sëmurë nga gripi sikur në sezonin aktual. Gjatë 52 javëve të kaluara, Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) ka regjistruar 11858 raste të sëmundjes. Ky numër është për 1000 më i madh se në vitin e kaluar dhe afërsisht katër fish më i lartë se në sezonin 2016-2017.
“Është vala më e ashpër e gripit prej më shumë se dhjetë vitesh”, thotë kryemjeku në Poliklinën Medicinale të Spitalit Universitar të Bazelit”, shkruan “SonntagsZeitung”. Në spitalin e tij janë hospitalizuar afër 400 pacientë të sëmurë nga gripi, transmeton albinfo.ch. Sa për krahasim: një vit më parë kishin qenë 280 sish.
Një bilanc i ngjashëm rezulton edhe në Spitalin Kantonal të Lucernit. Siç e thotë një ndihmës kryemjeke e repartit të infektologjisë të spitalit, “vitin e kaluar janë trajtuar në mënyrë stacionare 230 pacientë ndërsa tash janë 360 sish”. Dhe jashtëzakonisht shumë prej tyre janë të shtruar në stacionin intensiv.
Ajo që bie shumë në sy është kohëzgjatja e madhe e sezonit aktual të gripit.
BAG në këtë sezon ka regjistruar gjatë 9 javëve 1170 raste të gripit ndërsa ky numër në vitet e mëparshme nuk ka qenë as përafërsisht kaq i madh, transmeton albinfo.ch. Kështu, në vitin 2017, në periudhën e njëjtë janë regjistruar 187 raste që është afër 10 herë më pak se në këtë vit.
E-Diaspora
-
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg Sopranoja shqiptare shkëlqen në rolin e Donna Anna-s, ndërsa kritiku gjerman Dr. Ralf Wegner e cilëson... -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind









