Lajme
Zvicra nuk mund ta dëbojë afganistanasin e konvertuar në të krishterë
Sipas Gjykatës së Strasburgut personi në fjalë do t`i nënshtrohej rrezikut për jetë, po të kthehej në Afghanistan
Zvicra nuk ka të drejtë ta kthejë në vendin e prejardhjes një shtetas të Afganistanit pas konvertimit në besimin e krishterë. Konvertimin ai e ka bërë gjatë qëndrimit në Zvicër.
Ai kishte ardhur në Zvicër si azilkërkues para pesë vjetësh dhe jetonte në Wintertur, shkruan albinfo.ch, duke iu referuar srf.ch. Autoritetet nuk i kishin dhënë azilin dhe ai po mbahej në burgun për dëbim, pasi që pritej të dëbohej në Afganistan.
Por, një vendim nga Strassburgu u ka pamundësuar autoriteteve zvicerane që ta jetësojnë këtë.
Kështu ka vendosur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg. Sipas saj, personi në fjalë do t`i nënshtrohej rrezikut për jetë, po të kthehej në Afghanistan, shkruan srf.ch.
Gjykata Federale Administrative e kishte vlerësuar si të besueshëm ndërrimin e besimit të afganistanasit, transmeton albinfo.ch. Por, ajo kishte konsideruar se personi në fjalë do të mund të jetonte edhe si i krishterë në kryeqytetin e vendit, në Kabul, pa qenë i rrezikuar.
Por gjyqtarët nga Strasburgu kanë një mendim tjetër rreth kësaj. Sipas tyre, ka mjaf kërcënime me shkrim, përmes të cilave i përmenduri është i kanosur me vdekje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












