Shkurt.ch
Zvicra, në referendum për dyfishimin e rezervave të arit
Më 30 nëntor zviceranët do të votojnë në një referendum që do të përcaktojë nëse Banka Nacionale duhet të dyfishojë rezervat e saj të arit, shkruan “Wall Street Journal”.
Nëse iniciativa miratohet nga votuesit zviceranë në referendumin e 30 nëntorit, Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) do të jetë e detyruar përsëri t’i kthejë një të pestën e rezervave të saj në ari gjatë pesë vjetëve të ardhshëm dhe i ndalohet shitja e arit në të ardhmen. Ndërsa ari zviceran që është mbajtur në vende të tjera do të duhet të kthehet në Zvicër. Iniciativa “Ta shpëtojmë arin zviceran” është pritur me skepticizëm nga ana qeverisë dhe biznesit.
Sipas organizatorëve nga Partia Popullore e Zvicrës, rregullat e reja janë të nevojshme për shkak se pas tre vjetëve të fushatës për të kufizuar rritjen e frangut zviceran, Banka Nacionale e Zvicrës sot posedon sasi të mëdha në euro. Kjo, nga ana tjetër, e lidh Zvicrën me monedhën, e cila ka treguar paqëndrueshmërinë e saj në krizën financiare.
Nga kampi për organizimin e referendumit thanë se SNB nuk ka menaxhuar mirë financat e Zvicrës. “As SNB, as politikanët nuk duhet të kenë të drejtën për të shitur pronën e popullit zviceran”, thonë në SVP.
SNB, e cila ishte një nga bankat qendrore më të efektshme gjatë krizës, është e shqetësuar nga efektet në suksesin e referendumit. Për të mbrojtur ekonominë dhe eksportet, në fund të 2011-ës SNB ka ndërmarrë masa për të mos lejuar euron më poshtë se 1.20 franga. Nga ana tjetër, ishte detyruar për të blerë sasi të mëdha të fondeve në monedhën evropiane, e cila sot kap vlerën rreth 438 miliardë euro. Për të njëjtën periudhë rezervat e arit kanë rënë në 7.5% të totalit të fondeve të bankës në krahasim me 16% sa ishte më 2011.
Banka tha se me ruajtjen e 20% të aseteve në ari do të duhet sa herë që blen ari, të blejë edhe euro. Kjo do të kufizojë ndërhyrjen e saj në tregun monetar, si dhe ndikimin e ndërhyrjeve që do të ndikojë fuqimisht çmimin e tregut të arit.
Qeveria federale, dhomat e parlamentit dhe organizatat e biznesit rekomandojë votuesit të hedhin poshtë propozimin, sepse kjo do të ndikojë në politikën e SNB-së dhe kështu edhe në zhvillimin e ekonomisë.
Kjo, nga ana tjetër, mund të rrezikojë mundësinë e bankës për të bërë pagesat për qeverinë federale dhe kantonet. Vitin e kaluar SNB ka marrë kritika të konsiderueshme, pasi për herë të parë në më shumë se një shekull nuk pranoi për të kryer pagesa të tilla për shkak të humbjes prej 7.7 miliardë eurosh, të shkaktuara nga një rënie në vlerën e rezervave të saj të arit.
Një javë para referendumit, sipas një studimi të kryer më 19 nëntor, 38% e votuesve e mbështesin propozimin në krahasim me 44% sa ishin deklaruar në tetor. 47% thanë se janë kundër aplikimit të kufizimeve të reja për SNB.
Tregu monetar edhe tani ka reaguar nga një votim i mundshëm pozitiv në referendum. Frangu zviceran ka arritur vlerën më të lartë në këmbim pas 26 muajve.
Iniciativa reflektohet edhe në tregun e arit. Blerja potenciale me shumicë e arit nga SNB-ja ka rezultuar në rritjen e çmimit të arit. Sipas analistëve, banka do të duhet për të blerë rreth 1500 tonë metale të çmuara me vlerë rreth 49 miliardë eurove. Aktualisht Banka Nacionale e Zvicrës SNB posedon gjithsej 1040 tonë ari.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












