Shkurt.ch
Zvicra, në mesin e 7 vendeve me më së shumti ari në botë
Këshilli Botëror i Arit ka publikuar të dhënat për vendet me rezervat më të mëdha të arit në botë.
Statistikat tregojnë se shtatë nga vendet që janë subjekt i hulumtimit, plus Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), kanë rezerva ari me më shumë se 1000 tonë.
Udhëheq SHBA-ja me 8133,5 tonë, të cilat përbëjnë 71,6% të rezervave të vendit, pastaj vjen Gjermania me 3384,2 tonë, ose 66,4% të rezervave. FMN-ja posedon 2814 tonë ari, ndërsa Franca posedon 2435,4 tonë, ose 65,3% e rezervave.
Rusia, Kina dhe Zvicra janë vendet e tjera në botë me rezervat me më shumë se 1000 tonë. Kina ende vazhdon të ketë pjesën më të vogël të arit (1%) si përqindje e rezervave të përgjithshme në mesin e udhëheqësve në renditje.
Totali i rezervave (sipas të dhënave zyrtare) është 32 099 tonë. Vendet e eurozonës mbajnë 10.784 tonë, ose 55,5% të rezervave të përgjithshme.
Me përqindjen më të lartë të rezervave të arit në botë janë Shtetet e Bashkuara (71,4%), Greqia (69.4%), Venezuela (68,9%), Gjermania, Italia, Franca dhe Qipro, të gjitha me mbi 60 për qind të rezervave të arit.
Në anën e kundërt janë vende si Kanadaja – 0,2%, Hungaria – 0,3%, Republika Çeke dhe Brazili me 0,6 dhe 0.7 për qind, Katari dhe Kina, me 1%, Malajzi 1.1%, në Arabinë Saudite 1.6%, Singapor në 1,8%.
Megjithatë, një vend lider në këtë drejtim, Hong-Kongu, posedon rezervat që shkojnë deri në 2 tonë ari, e cila përfaqëson më pak se 0.01% të rezervave të përgjithshme.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë











