Lajme
Zvicra mund t`i hapë kufijtë, vetëm nëse këtë e bëjnë edhe shtetet e saj fqinje
"Hapjet e njëanshme të kufirit janë të padobishme", pasi që nuk ia vlen që njerëzit të lejohen për t`u larguar nga Zvicra, dhe të mos lejohen të hyjnë në Gjermani"
Rojet kufitare tashmë nuk janë të detyruara të kontrollojnë çdo person që hyn në vend – por ato mund ta bëjnë këtë. Kështu ka thënë Christian Bock, drejtor i Administratës Federale të Doganave në konferencën e sotme për media, të mbajtur në qendrën Mediale Federale, në Bernë, shkruan srf.ch.
“Do të shikohet gradualisht se cilat kalime kufitare mund të rihapen”, ka shtuar ai, transmeton albinfo.ch. Por, ka sqaruar Bock, “hapjet e njëanshme të kufirit janë të padobishme”, pasi që sigurisht nuk ia vlen që njerëzit të lejohen për t`u larguar nga Zvicra, dhe të mos lejohen të hyjnë në Gjermani.
Prandaj, duhet të presim derisa shtetet evropiane të mund të koordinojnë hapjet e kufijve të tyre, përcjell albinfo.ch. Hapjet gjithashtu duhet të koordinohen edhe me masat e brendshme. Përveç rojave kufitare, edhe një njësit i ushtrisë prej 650 vetash aktualisht po merret me kontrollimin e kufijve.
Bock më tutje ka thënë se në kuadër të hapave të lehtësimit, tashmë janë rihapur mbi 20 vendkalime kufitare. Që nga futja e kontrolleve kufitare, 68,000 njerëzve u është refuzuar hyrja në Zvicër. Ajo që do të ndodh më pas, varet edhe nga shtetet përreth. “Ne vazhdojmë të shqyrtojmë nëse do të hapim edhe vendkalime të reja,” thotë Bock.
Ndërsa Cornelia Lüthy, Zëvendës Drejtore e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (FDJP), ka folur për imigrimin në Zvicër. Ajo ka thënë se tani ka lehtësime sa u përket hyrjeve në vend, përcjell albinfo.ch. Këto lehtësime bëjnë të mundur, veç tjerash bashkimin familjar.
Kur bëhet fjalë për pranimin e hyrjes së të huajve me qëllim inkuadrimin në tregun zviceran të punës, përqendrimi është në fushat me rëndësi për Zvicrën, siç është sektori i shëndetësisë.
Kur bëhet fjalë për vendet e treta ende janë në fuqi rregullat më të rrepta, ka thënë Lüthy. Vetëm kërkesat që janë paraqitur para 19 marsit pritet të përpunohen.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













