Shkurt.ch
Zvicra mobilizohet kundër rrezikut terrorist
Një taskforcë e Fedpolit qëndron në kontakt me policitë kantonale të kantoneve ku ekzistojnë aeroporte ndërkombëtare
Pas sulmeve të djeshme terroriste në Bruksel, Policia Federale (Fedpol) është duke e testuar në vazhdimësi shkallën e rrezikshmërisë së situatës. Një taskforcë e Fedpolit qëndron në kontakt me policitë kantonale të kantoneve ku ekzistojnë aeroporte ndërkombëtare, respektivisht me ato të Cyrihut, Bazelit dhe Gjenevës si dhe në të njëjtën kohë edhe me shtabin drejtues të policisë në nivelin nacional. Për masat konkrete të sigurisë, përgjegjësia mbetet te trupat policore të kantoneve, shkruan srf.ch.
Në të njëjtën kohë janë anuluar të gjitha fluturimet nga Zvicra në drejtim të Brukselit.
Sipas Ndërmarrjes Federale të Hekurudhave (SBB/CFF) ende mbetet e paqartë se si do të rregullohet qarkullimi i planifilkuar trenave në drejtim të Brukselit, transmeton albinfo.ch.
Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës ka aktivizuar një linjë telefonike për informimin e atyre që udhëtojnë drejt Brukselit. Të dhënat për kontaktet mund të gjenden në faqen e internetit të ministrisë së përmendur-.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










