Shkurt.ch
Zvicra me tatimet më të ulëta për firmat e mëdha
Që nga janari i vitit tjetër, kantonet do të jenë përsëri ato që do ta kenë në dorë përcaktimin e taksave, por nuk do t’u lejohet më të ofrojnë marrëveshje më të mira për kompanitë e huaja, sesa për ato vendase
Zvicra është e njohur për çokollatën e shijshme, orët e shtrenjta dhe për taksimin e ulët ndaj shumëkombësheve. Rreth 24,000 kompani ndërkombëtare kanë zyrat e tyre qendrore në këtë shtet, në mënyrë që të përfitojnë nga marrëveshjet e taksave të ulëta të ofruara nga 26 kantonet e saj, shkruan The Economist.
Në Zug, një kanton pranë Cyrihut, ndodhen rreth 1,800 kompani të ndryshme, duke përfshirë këtu gjigantë të farmaceutikës, firma të kriptomonedhave dhe grupe blockchain-i.
Duke llogaritur taksat federale dhe ato të kantoneve së bashku, Zvicra ka një normë mesatare efektive të tatimit mbi korporatat në 20%, jo shumë poshtë nivelit të Italisë dhe më i lartë se ai i Britanisë. Por marrëveshjet me kantonet e zvogëlojnë këtë normë deri në 9% për disa firma të mëdha. Kjo normë pritet të ndryshojë pak, pas miratimit të reformave të 19 majit.
Këto reforma u hartuan nën presionin e lartë të Bashkimit Evropian, i cili e ka akuzuar në vazhdimësi Zvicrën për praktikat “taksave të dëmshme”, transmeton ‘monitor’. Që nga janari i vitit tjetër, kantonet do të jenë përsëri ato që do ta kenë në dorë përcaktimin e taksave, por nuk do t’u lejohet më të ofrojnë marrëveshje më të mira për kompanitë e huaja, sesa për ato vendase, përcjell albinfo.ch.
Zvicra ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të parandaluar një eksod të shumëkombësheve te rivalët e saj si Irlanda dhe Singapori, të cilët operojnë me një nivel të ulët taksimi ndaj tyre. Reformat përfshijnë marrëveshje të reja në drejtim të sektorëve si kërkimi, zhvillimi dhe për të ardhurat që rrjedhin nga pronësia intelektuale.
Por jo të gjitha shumëkombëshet zotërojnë mjaftueshëm pronësi intelektuale për të pasur përfitime të larta nga skema të tilla, për shembull tregtarët e mallrave kanë shumë më pak në krahasim me firmat farmaceutike. Përveç krijimit të këtyre marrëveshjeve të reja, kantonet po ulin normat e zakonshme të taksave të korporatave.
Bazeli, veçanërisht i njohur për kompanitë e drogës dhe firmat logjistike dhe tregtare, ajo do të bjerë nga 22% në 13% (duke përfshirë edhe pjesën federale). Sipas Peter Uebelhart nga KPMG, një firmë kontabiliteti, Zvicra “po lëviz çdo gur të mundshëm për të realizuar objektivat e saj”, në mënyrë që të vazhdojë të mbetet konkurruese, edhe duke respektuar standardet ndërkombëtare. Norma mesatare e taksës së kombinuar për të ardhurat e shumëkombëshe në Zvicër do të ndryshojë shumë pak, nga 9-11% në 12-14%.
“Ne mendojmë se shumica e shumëkombësheve do ta konsiderojnë si të pranueshme një ndryshim të tillë, veçanërisht i kombinuar edhe me atraksionet e tjera të Zvicrës, si stabiliteti politik, vendndodhja në qendër të Evropës dhe mbi të gjitha, shija e çokollatave të saj”, thotë në fund z. Uebelhart.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë Libri me poezi “I dashtuni im zdrukthtar” promovohet edhe në Vjenë... -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Jeta në Austri
-
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë Libri me poezi “I dashtuni im zdrukthtar” promovohet edhe në Vjenë... -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë













