Shkurt.ch
Zvicra kandidon për Olimpiadën Dimërore 2026
Komiteti Olimpik i Zvicrës “Swiss Olimpic” mund të fillojë përgatitjet për kandidaturën zvicerane të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2026. Departamenti sportiv i federatës olimpike e ka hapur kështu rrugën për projektin përkatës të kandidimit për olimpiadë, shkruan srf.ch. Vendimi për këtë është marrë në mënyrë unanime, pa asnjë votë kundër.
Tash fillon procedura e nominimit, e cila zgjat një vjet e gjysmë. Nga fundi i verës së vitit 2017 Swiss Olimpic do të vendosë se çfarë lloj dosieje do të dërgojë si kanidaturë në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik.
Në garë, sa i përket vendeve konkrete të Zvicrës ku do të zhvilloheshin lojërat olimpike, mbeten vetëm qytetet dhe regjionet në të cilat popullata para kutisë së votimit vendos me shumicë në favor të tyre.
Votimet për këtë gjë duhet të zhvillohen më së voni në fillim të vitit 2017.
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar











