Shkurt.ch
Zvicra jep 8 miliardë franga për blerjen e aeroplanëve luftarakë
Ende nuk dihet se sa aeroplanë luftarakë do të mund të blihen me shumën e përmendur të parave
Këshilli Federal i Zvicrës planifikon blerjen e aeroplanëve të rinj luftarakë dhe raketave tokë-ajër, që së bashku do të kushtojnë tetë miliardë franga. Njëherë për njëherë nuk është vendosur nëse për këtë “pazar” kaq të madh do të kërkohet të japë pëlqimin populli përmes votimit në referendum, njofton sda.ch.
Ministria e Mbrojtjes aktualisht është duke bërë shqyrtimin e varianteve të ndryshme.
Për të qenë në gjendje për të blerë aeroplanët e përmendur dhe për investime të tjera Këshilli Federal ka vendosur në mbledhjen e tij të mbajtur të mërkurën, të rrisë buxhetin e armatës nga 1.4 për qind për çdo vit.
Ende nuk dihet se sa aeroplanë luftarakë do të mund të blihen me shumën e përmendur të parave, transmeton albinfo.ch. Por, sipas një raporti të bërë nga ekspertët, raport në të cilin mbështetet edhe qeveria, bëhet fjalë për opsionin e blerjes së 40 fluturakeve ushtarake dhe një sistemi për mbrojtje ajrore. Raporti i ekspertëve konsideronte se për të gjitha këto, nevojiteshiun 9 miliardë franga.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












