Lajme
Zvicra hoqi disa shtete nga lista e vendeve “me rrezik të lartë”
Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) të hënën azhurnoi listën e saj të vendeve që vlerësohet se kanë një rrezik të lartë të infeksionit nga koronavirusi dhe hoqi Belgjikën, Meksikën, Luksemburgun, El Salvadorin, Eswatini (ish-Svaziland), Kazakistanin, Kirgistanin dhe Omanin.
Por, në listën e 55 vendeve me rrezik të lartë shtoi: Kroacinë, Polinezinë Franceze, Guajanën, Libanin, Libinë, Paraguain, San Marino, Trinidad dhe Tobago, Ukrainë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, raporton swissinfo.ch, përcjell Albinfo.ch.
Sipas rregullave zvicerane, kushdo që hyn në Zvicër nga një prej vendeve në listën e re duhet të shkojë në karantinë për dhjetë ditë, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së Covid-19, ose rrezikon një gjobë.
Kush mund të udhëtojë?
Sipas masave aktuale Covid-19, udhëtimi mbetet i mundur midis Zvicrës dhe shumicës së vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, EFTA dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Sidoqoftë, për shkak të një rritje të infeksioneve udhëtarët nga Zvicra në Mbretërinë e Bashkuar duhet të hyjnë në karantinë për 14 ditë.
Ata që udhëtojnë nga shumica e vendeve jashtë Shëngenit mund të hyjnë në Zvicër vetëm në raste të jashtëzakonshme.
Autoritetet zvicerane kanë krijuar një listë të 19 vendeve të sigurta jo-Shengen të cilat nuk preken nga ky ndalim.
Që nga mesi i prillit Zvicra ka dëshmuar një rritje të ngadaltë të rasteve të reja të koronavirusit në një mesatare shtatë ditore prej 324 në ditë.
Sidoqoftë, numrat ditorë luhaten. Më 4 shtator, 405 raste janë regjistruar në Zvicër dhe Lihtenshtajn gjatë 24 orëve të mëparshme, ndërsa më 7 shtator, ka pasur 191 raste të reja. Pavarësisht rritjes së fundit, Stefan Kuster, kreu i sëmundjeve ngjitëse në FOPH; tha javën e kaluar se ai nuk ishte i shqetësuar. Situata ishte gjithashtu e qëndrueshme për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve, tha ai.
“Për momentin nuk po flasim për një valë të dytë. Po flasim për një rritje të ngadaltë të infeksioneve. Përpjekjet e popullsisë dhe kantoneve po japin fryte”, tha ai.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














