Shkurt.ch
Zvicra, e gatshme t`ia kthejë paratë Egjiptit
Për shkak të opsioneve të ankesës, dorëzimi ni parave qeverisë së re të Egjiptit, kjo gjë mund të marrë një kohë të caktuar
Ministri i punëve të jashtme i Zvicrës, Didier Burkhalter me rastin e vizitës së tij në Egjipt ka zhvilluar takime me kryeministrin e këtij vendi, Kandil dhe ministrin e jashtëm, Amr. Në këto takime është bërë fjalë për bashkëpunimin në mes të dy vendeve.
Ndërsa temë konkrete e bashkëbisedimit ka qenë paratë e eksponentëve të regjimit të vjetër egjiptian, të deponuara në Zvicër, e të cilat pas revolucionit në Egjipt, Zvicra i pati bllokuar.
Me këtë rast ministri Burkhalter ka deklaruar se Zvicra është e gatshme t`ia dorëzojë këto të holla qeverisë së re të Egjiptit. Por, për shkak të opsioneve të ankesës, kjo gjë mund të marrë një kohë të caktuar, ka thënë ministri.
Sipas prokurorisë federale, në Zvicër janë “ngrirë” rreth 700 milionë dollarë të regjimit të ish presidentit egjiptian, Mubarak.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa











