Lajme
Zvicra, e dyta më e shtrenjta në Evropë
Sidoqoftë, në 2018 paga mesatare mujore në Islandë ishte 632 mijë kronor ose rreth 4450 euro
Burimet e nxehta të Islandës nuk janë e vetmja gjë që i bën turistët të djersijnë, pasi një shikim mbi faturën e hotelit apo restorantit, do t’ju tregojë se thuajse gjithçka atje kushton shumë, ndonjëherë shumë më shumë se kudo tjetër në Evropë.
Në ishullin nën arktik, çmimet janë mesatarisht 56 për qind më të larta se në pjesën tjetër të Evropës, ç’ka e bën Islandën vendin më të shtrenjtë, para Zvicrës me 52 për qind, Norvegjisë me 48 për qind dhe Danimarkës me 38 për qind, sipas të dhënave të Eurostatit.
Një shikim i thjeshtë në menunë e një restoranti në Islandë mund të të tregojë se një picë me djathë do t’ju kushtojë 2400 kronor ose rreth 17 euro, një gotë verë të paktën 10 euro dhe një krikëll birrë rreth 7 euro, transmeton TCH.
Një darkë për dy persona në një restortant mesatar, mbyllet me një faturë prej rreth 85 eurosh, një shishe verë në market, kushton rreth 17 euro dhe 10 vezë kushtojnë rreth 5 euro, përcjell albinfo.ch.
Numri i vogël i popullatës prej 335 mijë banorësh, kombinuar me varësinë e madhe nga mallrat e importuara dhe taksat e larta mbi alkolin, ndihmojnë në shpjegimin e cmimeve të kripura në Islandë. Sidoqoftë, në 2018 paga mesatare mujore në Islandë ishte 632 mijë kronor ose rreth 4450 euro.
Ndaj, ndërsa kostoja e jetesës mund të shokojë turistët, banorët lokalë kanë paga që janë në proporcion të drejtë me çmimet.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















