Shkurt.ch
Zvicra do të bëjë verifikimin e të dhënave të të gjithë pasagjerëve ajrorë
Duke filluar nga fundi i majit, Zvicra do t`ia dorëzojë BE-së të gjitha informacionet lidhur me të gjitha fluturimet që shkojnë përmes Zvicrës. Po këtë ajo është duke e bërë tashmë prej kohësh me SHBA-ë dhe Kanadanë
Në përpjekjet për luftim sa më efektiv të terrorizmit dhe të kriminalitetit të profilit të lartë, autoritetet federale të Zvicrës planifikojnë shtimin e instrumenteve për ta realizuar këtë. Kështu Zyra Federale për Polici (Fedpol) ka njoftuar sot se do të krijojë njësitin e quajtur “Passenger Information Unit”, njoftojnë mediet zvicerane.
Ky njësit do të bëjë hulumtimin e të dhënave të pasagjerëve që hyjnë në Zvicër përmes rrugës ajrore dhe me atë rats do të zhvillojë hetime ndaj peersonave të dyshuar.
Formacioni do t`i ketë 15 deri 30 punonjës, transmeton albinfo.ch. Ai do të përbëhet nga nëpunës të kantoneve dhe nga ata të Rojave Kufitare.
Për të rrumbullakësuar këtë plan, Fedpol pritet t`ia shtrojë një kërkesë përkatëse Këshillit Federal
Zvicra kështu synon që të veprojë ngashëm me SHBA-në, Kanadanë dhe vendet e BE-së, të cilat grumbullojnë dhe verifikojnë të dhënat e pasagjerëve për qëllime sigurie.
Këtë e ka konfirmuar sot në emisionin “Samstagrundschau” të radios SRF, Nicoletta della Valle, drejtore e Zyrës Federale për Policinë, transmeton albinfo.ch. Sipas saj, rreth 50 milionë të dhëna ose informacione rreth pasagjerëve të transportit ajror qarkullojnë brenda vitit në Zvicër.
Duke filluar nga fundi i majit, Zvicra do t`ia dorëzojë BE-së të gjitha informacionet lidhur me të gjitha fluturimet që shkojnë përmes Zvicrës. Po këtë ajo është duke e bërë tashmë prej kohësh me SHBA-ë dhe Kanadanë
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












