Shkurt.ch
Zvicra, bum nxënësish nëpër shkolla
Arsyet janë ndërtime të reja për banim si dhe norma mesatare më e lartë e lindjeve në qytete
Në qytetin e Cyrihut 3500 fëmijë janë regjistruar në kopshte fëmijësh javën e kaluar. Sipas Zyrës së arsimit, rreth 31.000 fëmijë dhe të rinj ndjekin shkollën në qytet. Kështu aq shumë nxënës janë regjistruar vetëm në vitin 1978/79, siç raporton “NZZ am Sonntag”, përcjell albinfo.ch.
Në Bernë numri i nxënësve të klasave të para është aq i lartë sa 40 vjet më parë. Mbi 40 kopshte të reja janë hapur në Bazel që nga viti 2014. Të tri qytetet presin një rritje të mëtejshme të numrit të nxënësve – përafërsisht në Cyrih me 24 për qind në vitin 2024.
Arsyet janë ndërtime të reja për banim si dhe norma mesatare më e lartë e lindjeve në qytete. Përveç kësaj, më pak familje lëvizin jashtë qytetit sesa në vitet e mëparshme: prindërit shpesh vlerësojnë pozitivisht cilësinë e jetës në qytet.
Numri i madh i nxënësve ka shtuar edhe investimet në arsim. Në Bernë, për shembull, investimet në infrastrukturën shkollore prej rreth gjysmë miliard frangash zvicerane priten për vitet e ardhshme. Investime gjithashtu të larta do të ketë edhe në Cyrih dhe Bazel.
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C












