Shkurt.ch
Zvicra, 15.6 miliardë nga turizmi
Gjatë vitit 2013 turistët kanë shpenzuar 3.6 për qind më tepër në vizitat e tyre në vendet turistike të Zvicrës se sa një vit më parë
Në Zvicër shënohet sërish rritje e numrit të turistëve të huaj, gjegjësisht e shumës së parave të fituara nga turizmi. Gjatë vitit 2013 turistët kanë shpenzuar 3.6 për qind më tepër në vizitat e tyre në vendet turistike të Zvicrës se sa një vit më parë. Ose, e kthyer në shifra, kjo shumë është 15.6 miliardë franga.
Ndërkaq në vitin 2012 fitimet nga turizmi patën shënuar një rënie prej 1.3 për qind në krahasim me vitin paraprak, bën të ditur Zyra Federale e Statistikave (BFS).
Pjesën më të madhe, ose dy të tretat e të ardhurave nga turizmi e përbën turizmi klasik me udhëtim dhe fjetje në Zvicër, shkruan srf.ch. Të hyrat nga bujtjet në hotelieri dhe parahotelieri gjatë vitit 2013 janë rritur për 0.8%.
Ndërkohë, po vjen duke u rritur rëndësia e të hyrave nga qëndrimi në Zvicër i të huajve për shkollim e kualifikim si dhe për shërim. Sipas statistikave të zyrës së përmendur ky lloj turizmi është rritur për 5.5 për qind duke mbërritur në shifrën 3.2 miliardë franga.
Rritjen e të ardhurave nga turistët e huaj specialistët e shpjegojnë me faktin se çmimet në Zvicër kanë filluar sërish të bëhen më atraktive.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht













