Shkurt.ch
Zvicra, 1 miliard franga në vit për hulumtuesit shkencorë
Numri total i projekteve hulumtuese të regjistruara si të mbështetura nga SNF gjatë vitit 2017 ka qenë 5800. Në këto projekte kanë qenë të përfshirë rreth 16.000 studiues, 37 për qind të të cilëve, gra
Fondi Nacional i Zvicrës (SNF) gjatë vitit të kaluar ka mbështetur hulumtuesit shkencorë me më shumë se 1 miliard franga. Kjo shumë e parave është ndarë për një numër prej agër 3000 projektesh të reja shkencore.
Siç bën të ditur SNF, nga 6041 kërkesat e ardhura për financim, kriteret e ashpra të përzgjedhjes për mbulim financiar i kanë plotësuar 2971 sish.
Mbështetja financiare sipas rregullit vlen për katër vite.
Numri total i projekteve hulumtuese të regjistruara si të mbështetura nga SNF gjatë vitit 2017 ka qenë 5800, treansmeton albinfo.ch. Në këto projekte kanë qenë të përfshirë rreth 16.000 studiues, 37 për qind të të cilëve, gra.
SNF mbështet dhe promovon hulumtimin shkencor në Zvicër. Në pjesën e tij më të madhe, ky fondacion financohet nga kontributet që i jep federata.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











