Shkurt.ch
Zviceranët, me shumicë pro martesave brenda gjinisë së njëjtë
Martesa në mes të çifteve të gjinisë së njëjtë në Zvicër, nëse merret për bazë disponimi aktual i popullatës, do të kishte shanse të mira të futej në ligj. Dy sondazhe të realizuara së fundi nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit, “Léger” e tregojnë këtë.
Por ato tregojnë po ashtu edhe dallimin lidhur me këtë çështje që ekziston në mes të dy regjioneve gjuhësore të Zvicrës. Në Zvicrën gjermane, nga 1010 të anketuar, në favor të martesave homoseksuale janë shprehur 54 për qind. Prej tyre, te meshkujt shkalla e pranimit ka qenë 46% dhe 62% te femrat.
Nga ana tjetër, në Zvicrën frankofone, pro martesave brenda një gjinie shprehen 71% të të anketuarve. Edhe këtu te femrat shkalla e aprovimit të këtyre martesave është më e lartë se te meshkujt. Femrat e pranojnë këtë lloj bashkësie në 77 për qind të ratsve ndërsa meshkujt në 64%.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027













