Singapori është vendi më pa emocione në botë. Kështu të paktën thotë një sondazh i Gallup-it. Zviceranët, nga ana tjetër, tregojnë më shumë ndjenja se fqinjët e tyre.Njerëzit më pa ndjenja jetojnë në Singapor. Vetëm 36 për qind e banorëve të shtetit aziatik thonë se ata kanë përjetuar emocione pozitive apo negative ditët e fundit. Kështu thotë një studim i publikuar së fundi nga sondazhi i Institutit Gallup Uashington.”Gallup” kishte anketuar njerëz në 151 vende të botës, duke i pyetur nëse kanë përjetuar ditët e fundit një ose më shumë se dhjetë emocione të ndryshme. Kështu, pjesëmarrësit në studim janë pyetur nëse ata kanë qeshur shumë apo kanë mësuar diçka interesante. Po ashtu janë pyetur nësa janë gëzuar, kanë përjetuar trishtim, zemërim apo edhe stres. Të dhënat janë mbledhur në mes të viteve 2009 dhe 2011.Përveç në Singapor, njerëzit pa ndjenja prijnë në ish-republikat sovjetik: Rusi, Gjeorgji, Lituani, Ukrainë, Bjellorusi, Kazakistan dhe Kirgistan. Vendi më emocional në Evropë, sipas studimit, është Spanja. Zvicra radhitet në vendin e 98-të. Zviceranët janë më shumë emocionalë sesa italianët dhe gjermanët.Bloomberg BusinessWeek ka publikuar një hartë të botës me rezultatet nga të gjitha vendet e studiuara.”Sjelljet e tilla, si emocione pozitive dhe negative, janë treguesit më të rëndësishëm të mirëqenies sociale në vend”, thonë në Institutin e këtij hulumtimi.Singapuri është me të vërtetë një nga vendet më të suksesshme ekonomike në botë, ka thënë studiuesi i Gallupit, Jon Clifton, për Bloomberg Businessweek.
Zviceranët, më emocionalë se italianët
0 Likes
0 Share
Mashtrim i ri në Zvicër: Mashtruesit paraqiten si punonjës bankash dhe përdorin letra të falsifikuara të Bankës Kombëtare
Thatësira rekord e verës 2026: Liqenet në Zvicër ende po vuajnë pasojat
Këto janë fjalëkalimet më të përdorura në Zvicër – njëri prej tyre befason
Thatësira në Zvicër ngre shqetësime për prodhimin e borës artificiale
Zvicër: Propozim për referendum të veçantë mbi marrëveshjet me BE-në
Në Zvicër po mbyllen gjithnjë e më shumë çerdhe, bie kërkesa për kujdesin ndaj fëmijëve
Fondi pensional i Zvicrës nis hetim të jashtëm pas sulmit kibernetik
Dy të tretat e të rinjve në Zvicër përdorin inteligjencën artificiale për t’u informuar
Montreux-i shndërrohet në një botë festive, “Babagjyshi” fluturon mbi Liqenin e Gjenevës
Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar synojnë thellimin e bashkëpunimit në tregti dhe investime
Kosova përfaqësohet në Programin Austriak për Lidership, me fokus teknologjinë dhe inovacionin