Shkurt.ch
Zvicër: Shumë vende të lira pune, mungojnë punëtorët e kualifikuar
Ekonomia zvicerane edhe në tremujorin e parë të këtij viti ka krijuar vende të reja pune. Por në të njëjtën kohë, shumë punëdhënës vazhdojnë të kenë probleme për të gjetur punëtorë të kualifikuar
Në ekomnominë e Zvicrës në tremujorin (kuartalin) e parë të këtij viti kanë qenë të punësuar 5.071 milionë persona. Ky numër është për 66.000 më i madh se në tremujorin e parë të vitit të kaluar dhe rreth 3.000 më i madh se në tremujorin e fundit të vitit 2018. Këto shifra i ka publikuar të hënën Zyra Federale për Statistikë (BFS) në kuadrin e barometrit tremujor të punësimit, shkruan azonline.ch.
Rritja e përmendur e numrit të të punësuarve rezulton të ketë qenë 1.3% në krahasim me tremujorin e një viti më parë, transmeton albinfo.ch. Në sektorin sekondar (industri dhe ndërtim) rritja ka qenë 1.5% ndërsa në atë terciar (shërbime), 1.3%.
Shprehur me ekuivalentin e punësimit me orar të plotë, vëllimi i punësimit korrespondon me 3.952 milionë vende pune dhe është rritur për 1.5%. Për sqarim: Shifra prej 5.071 milionë personash të punësuar e shkruar më lart, përfshin edhe ata që punojnë me kohë të pjesëshme.
Nga sektori i shërbimeve, një rritje më të madhe e ka shënuar numri i të punësuarve në shëndetësi dhe punë sociale, 2.7% ndërsa rritje më të vogël, ai në tregti, me 0.8%.
Vazhdon të ketë vështirësi në rekrutimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, përcjell albinfo.ch. Ndërmarrjet të cilave u përket një e treta e vendeve të punës në gjithë Zvicrën, sipas raportit ia kanë dalë me vështirësi ose nuk kanë arritur fare të gjejnë punëtorë të kualifikuar.
Numri i vendeve të lira të punës është shtuar madje në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar ai është për 9.4% më i madh. Konkretisht, në tremujorin e parë të vitit 2019 kanë qenë 77 mijë vende pune ende të pazëna.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor Marigona dhe Irena Toma prezantojnë ekspozitën "AugenBlicke und Emotionen in Farbe", një ndërthurje e traditës shqiptare... -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












