Lajme
Zvicër: Gjykatën Administrative Federale kritikohet për procedurat e azilit
Gjykata Federale e Zvicrës ka kritikuar Gjykatën Administrative Federale për procedurat e azilit që kanë mbetur të pazgjidhura prej vitesh.
Në vendimin e saj, Gjykata Federale ka identifikuar mangësi strukturore dhe ka kërkuar hartimin e një plani konkret për uljen e numrit të lëndëve të prapambetura.
Kritika vjen pas dy ankesave mbikëqyrëse të paraqitura nga kërkues të azilit, të cilët kanë ankimuar në Gjykatën Administrative Federale që nga vjeshta e vitit 2021, pa marrë ende një vendim përfundimtar.
Sipas një njoftimi të Gjykatës Administrative Federale, deri në fund të nëntorit 2025, gjithsej 144 raste azili kishin mbetur të pazgjidhura për më shumë se 50 muaj. Gjykata Federale e ka interpretuar këtë numër të lartë si tregues të problemeve strukturore, pavarësisht masave të ndërmarra deri tani.
Në vendimin e saj, gjykata më e lartë kritikon veçanërisht mungesën e prioritizimit të rasteve të vjetra, si dhe mungesën e një strategjie efektive dhe menaxhimi adekuat të burimeve. Për këtë arsye, Gjykata Federale ka urdhëruar Gjykatën Administrative Federale që të paraqesë një strategji me afat kohor të qartë për uljen e numrit të lëndëve të mbetura.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











