Lajme
Zvicër: Azilkërkuesit e mitur mund të mbahen në burgun për dëbim
U kundërshtua iniciativa e cila kërkonte që të ndalohej e ashtuquajtura burgosje administrative për azilkërkuesit me status të refuzuar, më të rinj se 18 vjeç
Në Zvicër edhe në të ardhmen do të ketë mundësi që azilkërkuesit e moshës së mitur të mbahen në burgun për dëbim, shkruan srf.ch.
Komisioni kompetent për politika shtetërore i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës ëështë shprehur kundër një inicative kantonale nga Kantoni i Gjenevës lidhur me këtë çështje, transmeton albinfo.ch. Iniciativa kërkonte që të ndalohej e ashtuquajtura burgosje administrative për azilkërkuesit me status të refuzuar, që janë më të rinj se 18 vjeç.
Komisioni në përgjigjen e tij ka theksuar se edhe sot në rastet e lehta, hiqet dorë nga dënimi me burg kur është fjala për këtë kategori.
Para kësaj, edhe Dhoma e Kantoneve ishte shprehur kundër iniciativës së përmendur, transmeton albinfo.ch. Në rast se tani edhe Dhoma Nacionale e Parlamentit ndjek qëndrimin e komisionit të saj, që dmth e refuzon iniciativën e Kantonit të Gjenevës, atëherë kjo iniciativë hiqet nga rendi i ditës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës Drenusha Hajdini punon në Kancelarinë Federale të Zvicrës. Ajo flet për albinfo.ch rreth postit që mban,...
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
Jeta në Austri
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri? Pandemia e Covid-19 solli një epokë të re të mundësive të punës në distancë, por të...
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte
-
“Haushaltsversicherung”: Si funksionon sigurimi i shtëpisë në Austri?
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998