Lajme
Zvicër: 4840 të infektuar me koronavirus
Deri më tani, 43 njerëz kanë vdekur nga infeksioni Covid-19. 50 për qind e rasteve ishin më të rinj se 51 vjeç
Numri i të prekurve nga koronavirusi në Zvicër vazhdon të rritet me shpejtësi: Në orët e para të pasdites së të premtes ka pasur tashmë 4840 raste të konfirmuara, 952 më shumë se 24 orë më parë, njofton Zyra Federale e Shëndetit (BAG). Nga 4840 raste të testuara si pozitive, janë konfirmuar 4176, njofton srf.ch.
Deri më tani, 43 njerëz kanë vdekur nga infeksioni Covid-19. 50 për qind e rasteve ishin më të rinj se 51 vjet dhe gjysma tjetër ishin më të moshuar.
Sipas raportit të azhurnuar për situatën epidemiologjike, Kantonii i Ticinos me 230.9 raste në 100 mijë banorë, vazhdon të jetë më i prekuri. Në radhë vijnë kantonet Vaud (147.5) dhe Graubünden (80.1).
Që në mëngjesin e të premtes, u raportuan më shumë se 244,000 infeksione në të gjithë botën, nga të cilat kanë vdekur 10.030 njerëz.
Ndërkohë Mbi 85,000 njerëz janë shëruar nga sëmundja dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Burrat mbi moshën 60 vjeç janë më të prekurit
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarë për këto arsye
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?