Shkurt.ch
Zvicër: 10 për qind më shumë azilkërkues në tremujorin e dytë
Kjo rritje, sipas një komunikate të Zyrës Federale për Migracion ka ardhur si rezultat i rritjes së numrit të refugjatëve nga Afrika që po zbarkojnë në brigjet e Italisë
Gjatë kuartalit (tremujorit) të dytë të këtij viti, në Zvicër janë regjistruar 5384 kërkesa të reja azili ose që është për 10 për qind më shumë se në tremujorin paraprak. Vetëm gjatë qershorit, azil në Zvicër kanë kërkuar 2234 persona ose për 33 për qind më shumë se gjatë majit.
Kjo rritje, sipas një komunikate të Zyrës Federale për Migracion (BFM) ka ardhur si rezultat i rritjes së numrit të refugjatëve nga Afrika që po zbarkojnë në brigjet e Italisë së Jugut. Shtimin e kushtëzojnë vatrat e krizës në rajon dhe pamundësisë së rojeve kufitare të Libisë për të ndalur fluksin e refugjatëve si dhe operacioni humanitar “Mare Nostrum” i Marinës Italiane.
Një rritje përmasash të ngjashme ose më të mëdha është shënuar së fundi edhe në shtetet tjera Evropiane. Vendet nga të cilat ka pasur më shumë refugjatë të paraqitur në Zvicër gjatë këtij tremujori janë: Eritrea me 1676 kërkesa, Siria, me 1055 dhe Sri Lanka me 214 kërkesa për azil. Është interesante se në krahasim me tremujorin paraprak, numri i azilkërkuesve nga Eritrea është trefishuar ose është shtuar për 1166 kërkesa të reja.
Gjatë tremujorit prill-qershor 2014 në shkallën e parë janë zgjidhur 6615 kërkesa azili që është për 271 ose për 4% më pak se në tremujorin e kaluar. Ndërsa në fund të qershorit kanë qenë 15892 kërkesa të patrajtuara të azilit ose 5 për qind më pak se në tremujorin e parë të vitit.
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014 Zvicrën e kanë braktisur ose janë dëbuar nga ajo 2320 veta që është afër 5% më pak se në tre muajt e parë të vitit. 678 prej tyre i janë dorëzuar vendit kompetent, që sipas procedurës së Dublinit, është vendi në të cilin ata janë paraqitur së pari për azil.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur Mbrëmja do t’i kushtohet kulturës, muzikës dhe traditës shqiptare dhe do të mbahet më 28 nëntor... -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare -
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












