Lajme
Zonat e parkimeve afatshkurtra rikthehen në Vjenë dhe Salzburg
Zonat e parkimeve afatshkurtra (Kurzparkzone), të cilat ishin pezulluar për shkak të koronavirusit, nga e hëna në Vjenë dhe Salzburg do të hyjnë në fuqi përsëri.
Nga mesi i marsit Vjena hoqi zonat e parkimit afatshkurtra. Kjo kishte për qëllim të ndihmonte të gjithë ata që përkundër krizës së koronavirusit, duhej të vazhdonin të punonin për të furnizuar me gjërat e nevojshme qytetarët e Vjenës, shkruan heute, përcjell Albinfo Austria.
Qeveria e qytetit të Vjenës po ashtu kishte ofruar hapësira parkimi të lira në garazhet e Vjenës, të cilat e bënin më të lehtë gjetjen e një hapësire parkimi.
Mirëpo, pesë javë më vonë, pra nga 27 prill, zonat e parkimit afatshkurtër do të hyjnë në fuqi përsëri.
Kjo do të thotë se shoferët duhet të kenë kujdes në kohëzgjatjen e parkimit dhe qëndrimit, në të kundërtën mund të pasojnë gjobat nga policët që kontrollojnë parkingjet.
Po ashtu edhe oferta e hapësirave të parkimit me zbritje përfundon të hënën. Për 30 mijë vende që ishin në dispozicion në kohën e krizës së koronavirusit me një çmim prej pesë eurosh në ditë, rikthehen sërish tarifat e rregullta.
Qytetet si Graz, Innsbruck, Klagenfurt, Linz dhe disa komuna të tjera më të vogla, zonat e parkimeve afatshkurtra do të hyjnë në fuqi nga data 4 maj.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












