Lajme
Zjarr tragjik në një spital në Gjermani, dy persona humbin jetën dhe dhjetëra të tjerë plagosen
Flakët përfshinë çatinë e spitalit në Ludwigslust, ndërsa pacientët dhe stafi u evakuuan me urgjencë
Një zjarr i rëndë ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së enjtes në një spital në qytetin Ludwigslust të Gjermanisë, duke lënë të paktën dy persona të vdekur dhe rreth 30 të plagosur, transmeton albinfo.ch.
Sipas policisë gjermane, flakët përfshinë çatinë e ndërtesës, duke detyruar autoritetet të evakuojnë pacientët dhe stafin mjekësor. Spitali, i cili është i vetmi në qytet, ka një kapacitet prej rreth 160 shtretërsh.
Shërbimet emergjente ndërhynë menjëherë për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të ndihmuar në evakuimin e personave që ndodheshin brenda objektit.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Ludwigslust ndodhet në landin Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit rajonal, Schwerin./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










