E-Diaspora
Zhduken pa gjurmë refugjatët në Gjermani
Kohët e fundit kanë ndodhur shumë raste kur refugjatët zhduken pa asnjë gjurmë. Ata kanë ardhur në Gjermani dhe janë vendosur në vendstrehime, por shumë shpejt kanë ikur pa i njoftuar autoritetet.
Nuk është kjo hera e parë që ndonjë refugjat të humb pa gjurmë nga ndonjë qendër në Gjermani. Por në Saksoni të Poshtme është shtuar shumë numri i të zhdukurve.
Gazeta “Neuen Osnabrücker Zeitung” njofton se në ditët e kaluara në Saksoni të Poshtme janë zhdukur 700 nga 4000 refugjatët e vendosur përkohësisht në vendvendosjet emergjente.
Shumë prej tyre nuk janë regjistruar fare, që është edhe hapi i parë i domosdoshëm për nisjen e procesit të azilit.
Autoritetet nuk e dinë fare se ku janë dhe në ç’drejtim kanë shkuar këta persona.
Numri i të zhdukurve pa gjurmë në Saksoni të Poshtme është ndoshta më i lartë se mesatarja, por lajme të ngjashme ka ndërkohë nga të gjitha anët e Gjermanisë.
Kjo nuk është e ndaluar. Refugjatët kanë “parimisht të drejtën që të lëvizin të lirë dhe të largohen nga venstrehimet”, thotë Matthias Eichler, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme në Saksoninë e Poshtme, transmeton DW. Ndaj autoriteteve nuk mund të thonë qartë se “sa njerëz janë larguar vullnetarisht.”
Por ky është një aspekt i ri në çështjen e refugjatëve. Zhdukja nga vendstrehimet është një dëshmi tjetër se “shteti e ka humbur kontrollin”, paralajmëron Jochen Oltmer, ekspert për çështje të migracionit.
“Ata dalin nga vendstrehimet, marrin një taksi, çuditërisht kanë shumë para me vete dhe udhëtojnë me qindra kilometra nëpër Gjermani”, u shpreh i mllefosur Ministri i Brendshëm federal, Thomas de Maizière në një deklaratë për ZDF, përcjell albinfo.ch.
Numri i madh i refugjatëve të paregjistruar paraqet një problem serioz, pohon Ministria e Brendshme.
Sipas rregullave, azilkërkuesit në Gjermani duhet të lajmërohen tek autoritetet, menjëherë pas futjes në tokën gjermane. Por në praktikë gjendja duket ndryshe. Prej javësh çdo ditë në Gjermani futen me mijëra refugjatë që nuk janë regjistruar fare. Autoritetet janë të stërngarkuara me këtë problem.
„Refugjatët nuk na lënë asnjë lajm se ku janë, ku kanë shkuar dhe pse kanë shkuar”, thotë Oltmer. Për shkaqet e lëvizjes ka vetëm spekulime. Refugjatët e zhdukur ndoshta nuk duan të mbeten në vendstrehimet e ofruara. Ndoshta shkojnë atje ku kanë miq në Gjermani, apo në rajonet që ju duken më atraktive. Ndoshta shkojnë edhe në ndonjë vend tjetër, si në Skandinavi për shembull.
“Nuk ka asnjë bazë juridike me të cilën i ndalohet refugjatit të largohet nga vendstrehimi”, thotë Edith Avram nga Zyra për Migracion dhe Refugjatë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












