Bota
‘Zhduken’ nëna dhe motra e sulmuesit në Zelandën e Re, flet një familjare tjetër
Flet për herë të parë një familjare e terroristit, nëna dhe motra ‘zhduken’!
Një familjare e terroristit australian është deklaruar për herë të parë pasi Brenton Tarrant vrau 50 myslimanë në Chrischurch të Zelandës së Re.
Gjyshja e terroristit, Joyce Tarrant, (94-vjeçare) tha se nuk e njihte nipin e saj duke parë pamjet që me gjakftohtësi filmoi veten duke vrarë me qetësi myslimanët gjatë namazit të së premtes.
“Është shumë tronditëse, Brenton njihej si një djalë i mirë. Ai ishte gjithmonë i mirë dhe i sjellshëm dhe na vizitonte dy herë në vit”, tha ajo për Daily Mail Australia, përcjell albinfo.ch.
Reagimi i familjes ndaj masakrave vjen pasi autoritetet zbuluan se po hetojnë udhëtimet e Brentonit përmes Bullgarisë, Koresë së Veriut dhe Turqisë.
Besohet se nëna dhe motra e Tarrantit janë larguar nga vendi, pasi u intervistuan nga policia kundër terrorizmit.
Ndryshe, në pyetjen nëse mendon se është terrorist, autori i sulmeve të djeshme në dy xhami në Zelandë të Re, australiani, terroristi Brenton Tarrent, është përgjigjur pozitivisht.
“Po, sipas përkufizimit. Ky është sulm terrorist. Por, besoj se ai ishte aksion partizan kundër forcës pushtuese”, citohet të ketë deklaruar ai pas arrestimit.
Mirëpo a pendohet për këto sulme terroriste, ai përgjigjet me gjakftohtësi:
“Jo. Vetëm kam pasur dëshirë të kisha vrarë dhe më shumë, e të kisha vrarë edhe më shumë tradhtarë”.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














