Lajme
Zgjedhjet: Të premten dhe të shtunën, 45 fluturime nga diaspora drejt Prishtinës
Shumë mërgimtarë kanë vendosur të vijnë në Kosovë për zgjedhjet e 14 shkurtit për të vendosur votën e tyre në vendlindje.
Disa prej tyre kanë votuar me postë, por të tjerët pritet të vijnë në Kosovë.
Nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” kanë bërë të ditur se veç të premten dhe të shtunën pritet të vijnë 45 aeroplanë nga diaspora në Kosovë.
Bujar Gashi, zyrtar për media në aeroportin e Prishtinës, ka bërë të ditur se të shtunën pritet të aterojnë në aeroport 16 aeroplanë, ku shumica prej tyre do të jenë nga Zvicra.
“Më 12 shkurt pritet të aterojnë në ANP 16 fluturime, 9 prej tyre nge Zvicra, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë fluturimet nga Gjermani (1), Austria(2), Turqia (2) , Suedia (1) dhe Belgjika (1)”, ka thënë Gashi.
Të shtunën do të vijnë më shumë bashkatdhetarë në Kosovë, pasi pritet të aterojnë në aeroportin e Prishtinës 29 aeroplanë, shumica prej tyre nga Zvicra.
“Më 13 shkurt janë planifikuar 29 fluturime në ardhje, prej tyre 16 fluturime nga Zvicra dhe 12 nga Gjermania, dhe me një fluturim nga Turqia në mbrëmje!”, ka thënë Gashi.
Sipas të dhënave nga KQZ, thuhet se votues nga diaspora janë 102 mijë, derisa lista e plotë e votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit është 1,794,862 qytetarë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














