Kosova
Zgjedhjet në veri, Kurti thotë se u ka shprehur gatishmëri Lajçakut e Borrellit
Kurti: Nuk ka zgjidhje, sepse nuk po zbatohet marrëveshja
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin e djeshëm me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak, kanë diskutuar dy tema, për shtensionim dhe normalizim, përcjell albinfo.ch.
Ai e quajti pozitiv takimin, duke bërë të ditur se u ka shprehur gatishmëri emisarëve ndërkombëtarë evropianë për zgjedhje të parakohshme në veri.
“Në takimin e djeshëm që kemi pasur kemi diskutuar për të dy temat, edhe për shtensionim, edhe normalizim. Sa i përket shtensionimit, i kam siguruar se Qeveria e Kosovës kurrsesi nuk kontribuon në eskalim asnjëherë. I kam siguruar se policët e Kosovës që janë në ndërtesa të komunave nuk janë duke zhvilluar operacione. Sepse komunikatën që e pati lëshuar Borrelli thoshte se ka operacione. Sipas kërkesës së tyre, kam shprehur gatishmërinë tonë për zgjedhje të parakohshme në veri”, tha Kurti.
“Ndërrimi i pushtetit nuk mund të bëhet me dhunë, por vetëm me zgjedhje të jashtëzakonshme. Ligji për vetëqeverisje lokale e përcakton me peticion. Me këtë rast institucionet do t’i respektojnë. Kemi nevojë për zbatim të marrëveshjes dhe për këtë kemi marrëveshje. Takimi i djeshëm për bindjen time ka qenë pozitiv, më atë bindje ka dalë edhe Lajçaku, do të këtë takim edhe me zëvendësin tim. Çka ka kontribuar shumë në shtensionim është ndarja që e kemi bërë nga bandat me serbët”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka zgjidhje për shtensionim dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, sepse nuk po zbatohet marrëveshja bazike e arritur në Bruksel më 27 shkurt.
Kurti ka fajësuar Serbinë për mosrespektim të marrëveshjes, ndërsa ka përsëritur se Kosova ishte e gatshme edhe ta nënshkruante dakordimin në Bruksel.
“Sa i përket normalizimit, kemi nevojë për zbatim të marrëveshjes. Dhe, të mos harrojmë se kemi marrëveshje. Shumëçka që trumbetohet në mediat vendore, në Serbi dhe ato ndërkombëtare e kanë krijuar përshtypjen sikur nuk ka marrëveshje. Nuk ka zgjidhje, sepse nuk po zbatohet marrëveshja. Kam kërkuar nga Lajçaku dje që marrëdhëniet normale me Serbinë do të mund të bëhen duke mos i braktisur vlerat evropiane. Kam kërkuar që gjithçka që është në marrëveshjen bazike, të jetë edhe në sekuencën e zbatimit”, ka thënë Kurti në konferencë për media të mërkurën.
Për takimin e djeshëm me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, Kurti ka thënë se i ka shprehur gatishmërinë atij për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në veri.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












