Lajme
Këta janë shqiptarët që fituan në zgjedhjet komunale në Kantonin Vaud
Ervin Shehu, PS, Lorena Shehu, PS, Berat Memaj (PLR), Gëzim Rama PS, Avni Iseni PLR, Sevdije, PLR, Ismaili Sulejman PS, Faruk Krasniqi, GDC, Ermira Rexhaj PS, Liridona Smakiqi dhe Naim Smakiqi, PS, Arjanda Zeka, PS
Në zgjedhjet për asambletë komunale në kantonin Vaud, që u mbajtën më 7 mars 2021, shumë shqiptarë garuan nëpër parti të ndryshme zvicerane. Kemi të bëjmë me një rritje në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
Rezultatet e zgjedhjeve për këshillat komunale tregojnë se Partia e Gjelbër ka bërë përparim të fortë, edhe pse në dëm të PS (Partisë Socialiste), shkruan albinfo.ch.
Presidenti i Partisë kantonale të të Gjelbërve, Antonio Mocchi, ishte modest, duke folur për një “baticë të ulët”. Vetëm PLR duket se është mbajtur relativisht më mirë.
Në qytetet më të mëdha të kantonit Vaudit, vala e gjelbër ishte mbresëlënëse: në Yverdon (+12), në Morges (+8 vende), në Renens (+8), në Pully (+7), në Prilly (+11) dhe në La Tour-de-Peilz (+9), ekologjistët kanë dyfishuar numrin e tyre të përfaqësuesve. Në Nyon (+11), ata madje u bënë forca e parë e qytetit. Vetëm në Vevey suksesi i gjelbër ishte pak më modest (+2), shkruan tutje albinfo.ch.
Përfundim: PS humbi kudo, ku të Gjelbërit fitonin: në Morges (-8), Nyon (-2), Renens (-3), Vevey (-7), Pully (-4), Prilly (-5) dhe La Tour- de-Peilz (-7). PLR gjithashtu humbi vendet: Yverdon (-4), Morges (-1), Nyon (-3), Renens (-3), Pully and Prilly (-8), La Tour-de-Peilz (-4) , përveç në Vevey (+1), por mbetet në disa vende partia e parë. Më në fund, UDC, e cila tashmë kishte pak vende në këto qytete, vazhdon të shohë anëtarësimin e saj duke u zvogëluar. Partia humbet midis 3 dhe 4 vende në secilën prej këtyre komunave, përveç në Prilly, ku mirëmbahet.
Në qytetin e Lozanës rezultatet ende priten, mbasi nuk kanë arritur t’i numërojnë të gjitha.
Pjesëmarrja më e madhe e shqiptarëve në votime vërehet në disa komuna të vogla:
Në komunën e Ollonit (Ollon):
Berat Memaj (PLR) Partia Liberale Radikale me 1038 vota
Kurse në komunën e Moudonit (Moudon):
Gëzim Rama i Partisë Socialiste me 404 vota ishte më i votuari nga shqiptarët e kësaj komune, më pas vjen Avni Iseni me 365 vota, nga Partia Radikale Liberale,
Sevdije Avdyli me 344 vota nga PLR dhe
Ismaili Sulejman me 333 vota nga Partia Socialiste.
Në komunën e Vallorbit (Vallorbe):
Faruk Krasniqi nga GDC i mori gjithsej 515 vota.
Në komunën e Nyonit:
Është Ermira Rexhaj nga Partia Socialiste (PS) që triumfoi me 1213 vota.
Komuna e Renos (Renens):
Kemi çiftin, Liridona Smakiqi nga Partia Socialiste me 911 vota dhe Naim Smakiqi me 865vota.
Komuna Ekublë (Eculblens):
Është Arjanda Zeka, e cila u zgjodh si këshilltare e komunën së saj, nga Partia Socialiste, me 707 vota.
Yverdon: Ervin Shehu, PS, Lorena Shehu, PS
Komuna Rolle: Dy kandidatet shqiptare Arbenita Shabani Zejna dhe Anita Islami kanë fituar në zgjedhjet e 7 marsit 2021 në Zvicër.
Autore: Zamira Bytyçi, Vaud.
Të ngjashme

Mentor Ilazi, në garë për Asamblenë e komunës Ollon, Vaud
- Musa Kamenica: “Komuniteti shqiptar në Lozanë është aktor dhe jo spektator”
- Debat: Kush janë kandidatët shqiptarë në zgjedhjet komunale në Vaud?
- Më 7 mars votohet në Vaud: Rast për shqiptarët të zgjedhin të preferuarit e tyre
- Sërish në garë në Ecublens: Naser Iseni dhe Arianda Zeka
- Tefik Rashiti, kandidat për Këshillin Komunal në Nion të Zvicrës
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












