Kosova
Zëvendëskryeministrat Hoxhaj dhe Gashi marrin mbështetje nga Austria
Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, falënderoi dy zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës për vizitën, dhe duke uruar 10 vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën në të ardhmen
Zv. kryeministrat e Kosovës, Dardan Gashi, dhe Enver Hoxhaj janë pritur në një vizitë zyrtare nga kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Pritja është bërë me rastin e shënimit të 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Austrisë dhe Republikës së Kosovës
Dy zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit Sobotka, falënderuan shtetin austriak për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në etapa të ndryshme kohore, si para ashtu edhe pas luftës, me theks të veçantë në periudhën pas shpalljes së Pavarësisë, nërsa kërkuan mbështetje për proceset e tanishme nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, njofton rtklive.com.
“Si shteti i fundit në Balkan që nuk kemi lëvizjen e lirë në vendet e Schengenit, shpresojmë që tash pasi kemi përmbushur kushtin e demarkacionit, do të vazhdoni mbështetjen për të aplikuar procesin e liberalizimit të vizave edhe për Kosovën. Po ashtu, ne mbështetemi fuqishëm në ndihmën dhe bashkëpunimit tuaj edhe në procesin e integrimit të plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha zv. kryeministri Hoxhaj.
Kryetari Sobotka, falënderoi dy zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës për vizitën, dhe duke uruar 10 vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën në të ardhmen.
“Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit Evropian në veçanti në liberalizimin e vizave dhe integrimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, theksoi Sobotka.
Ai në anën tjetër, duke folur për investimet e kompanive austriake në Kosovë, kërkoi më shumë siguri për investime në Kosovë.
Gashi e informoi kryetarin e Parlamentit për ligjin e ri për investime strategjike, dhe shprehu përkushtrimin e Qeverisë për të mbështetur investimet e huaja me të gjitha mekanizmat të cilat Qeveria i ka në dispozicion.
“Në Kosovë tashmë kemi disa kompani në fushën e energjisë së ripërtrishme të cilat kanë aplikuar për statusin e investitorëve strategjik. Në këtë drejtim edhe kompania Kelag nga Austria është në proces të aplikimit për një investim rreth 100 milionë euro në fushën e energjisë krahas projektit të cilin janë duke e implementuar në rajonin e Deçanit”, tha zv. kryeminitri Gashi.
Gjatë ditës, zv. kryeministri Gashi merr pjesë si panelist në konferencën e organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës dhe Ambasada e Kosovës në Vjenë “10 vite të marrëdhënieve diplomatike mes Austrisë dhe Kosovës”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











