Shkurt.ch
Zënkë vdekjeprurëse në Bernë
Rreth orës 04.00 të mëngjesit të së shtunës, Policia Kantonale e Bernës është alarmuar për një person të plagosur në parkingun e postës mbi Stacionin Kryesor Hekurudhor
Në mëngjesin e së shtunës, në kryeqytetin e Zvicrës, në Bernë, pas një zënke një person është plagosur aq rëndë, sa që është dashur të reanimohet. Pas një kohe të shkurtër, ai ka ndërruar jetë në siptal, si pasojë e lëndimeve të rënda.
Rreth orës 04.00 të mëngjesit të së shtunës, Policia Kantonale e Bernës është alarmuar për një person të plagosur në parkingun e postës mbi Stacionin Kryesor Hekurudhor.
Forcat e rendit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë arritur ta reanimojnë të plagosurin dhe ta dërgojnë në spital, shkruan “Blick”, përcjellë Albinfo.ch. Por, lëndimet kanë qenë aq të rënda sa që personi ka ndërruar jetë pas një kohe të shkurtër në spital.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e zënkës në mes të disa personave, thuhet në një komunikatë të policisë. Hetimet janë në vazhdim e sipër, ndërsa janë ndaluar disa persona dhe janë dërguar në stacionin policor për intervistim të mëtutjeshëm.
Në aksion janë involvuar edhe shërbimet përkatëse për krime të rënda. Identifkimi i kufomës është në rrjedhë e sipër, megjithatë nuk ka të dhëna për identitetin e tij.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












