Lajme
Zelensky falënderon Gjermaninë si “mikun e madh”
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi gjatë qëndrimit në Berlin se Gjermania qëndron me vendosmëri në anën e popullit ukrainas në luftën për të mbrojtur lirinë dhe vlerat demokratike. Të dielën presidenti ukrainas u prit në Berlin nga homologu i tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Presidenti Zelensky falënderoi Steinmeierin për “mbështetjen e tij personale të Ukrainës” dhe popullin gjerman për “solidaritetin fantastik”. Në gjermanisht, Zelensky në librin në kështjellen presidenciale në Berlin shkroi ndër tjerash: “Faleminderit Gjermani!”, duke shtuar se “Gjermania është miku ynë i madh”. Në fillim të luftës Ukraina dhe presidenti ukrainas kanë kritikuar Steinmeierin për qëndrimet e tij të mëparshme ndaj Rusisë dhe Ukrainës, por këto mosmarrëveshje janë tejkaluar ndërkohë në tërësi, që shihet edhe në përzemërsinë e dy presidentëve gjatë vizitës së parë të Zelenskyt në Berlin, prej fillimit të luftës.
Vizita e parë në Berlin
Presidenti ukrainas ka mbërritur në Gjermani një ditë më parë. Kjo është vizita e tij e parë në Gjermani që nga fillimi i luftës dhe agresionit rus kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Pas takimit me Steinmeier, ai u prit me nderime ushtarake edhe nga kancelari Olaf Scholz (SPD).
Të shtunën, qeveria federale njoftoi se ka miratuar një paketë armatimesh për Kievin me vlerë prej 2,7 miliardë eurotë të tjera. Sipas Ministrisë Federale të Mbrojtjes, dërgesat e planifikuara me vlerë më shumë se 2.7 miliardë euro përfshijnë sisteme të mbrojtjes ajrore, tanke dhe municione. Zyrtarët e qeverisë ukrainase vlerësuan shumë këtë vendim. Zelensky foli për një “paketë të fuqishme”.
Pasdite presidenti ukrainas dhe populli ukrainas do të nderohen me çmimin ndërkombëtar Karli i Madh. Kancelari Scholz do të mbajë fjalimin në Aachen ku ndahet ky çmim. E do të flasin edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dhe kryeministri polak Mateusz Morawiecki. Çmimi Karli i Madh jepet për meritat e mëdha në Evropë./dw
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












