Lajme
Zbulohet një variant tjetër i Omicron
Varianti më i ri i Covid-19, i quajtur BA.2 (Omicron quhet BA.1) është zbuluar sërish në Afrikën e Jugut dhe gjithashtu në vende të tjera si Kanadaja dhe Australia.
Një grup shkencëtarësh ka identifikuar një version të ri të Omicron, variantit që u zbulua fillimisht në Afrikën e Jugut dhe raste të të cilit janë regjistruar edhe në disa vende evropiane.
Ky variant është “gjenetikisht i ndryshëm” dhe madje mund të ketë një “sjellje të ndryshme”, ka shpjeguar drejtori i Institutit të Gjenetikës në Kolegjin Universitar të Londrës, François Balloux, në një prononcim për “The Guardian”.
Studiuesit ende nuk e dinë nëse ky variant i ri do të përhapet në të njëjtën mënyrë si Omicron.
Epidemiologia zvicerane, Emma Hodcroft, siguroi se, ndryshe nga Omicron, një mutacion kyç që i mungon BA.2 është geni S, kështu që nuk mund të identifikohet nga një test PCR. Pikërisht disa studiues e quajnë BA.2 “të fshehtë”, pasi nuk mund të diferencohet nga variantet e tjera me një test PCR, që kryhet për të zbuluar rastet e reja me Covid-19.
Për shkak të Omicron, shumë vende kanë zgjedhur të rrisin kufizimet për të frenuar rritjen e infeksioneve të regjistruara. Së pari, pezullimi i fluturimeve me Afrikën e Jugut nga Bashkimi Evropian. Austria, për shembull, dekretoi vaksinimin e detyrueshëm duke nisur nga shkurti i vitit 2022.
E-Diaspora
-
Një mbrëmje plot risi dhe frymëzim Ngjarja në Google Cyrih ishte një moment historik në misionin e swissalbs për të promovuar dhe...
-
Komuniteti shqiptar në Itali merr pjesë në “Festën e Popujve” në Bari
-
Albian Hajdari mund të jetë befasia e Zvicrës në Evropian
-
Shqiptari në Angli fsheh drogë në çorape, dënohet me tre vjet burgim
-
Itali: Shqiptari e godet 8 herë me thikë ish-pronaren e hotelit ku punonte
Jeta në Austri
-
Kombëtarja shqiptare vendoset në Grac të Austrisë Në Austri kombëtarja do të qëndrojë deri më 8 qershor...
-
Gjashtë gjëra që duhet t’i dini për vizitat te mjeku në Austri
-
Kur janë pushimet shkollore në Austri në vitin 2024?
-
A është më mirë të marrësh me qira apo të blesh pronë në Austri tani?
-
Presidentja Osmani arrin për vizitë në El Salvador, pritet me ceremoni shtetërore