Autotech
Zbulohen detaje për iPhone-t e vitit të ardhshëm
Duke marrë një raport që ka rrjedhur nga gjiganti financiar Barclays, MacRumors zbulon se Apple do të sjellë Touch ID për iPhone 2020.
Apple vitin e ardhshëm do të sjellë një hap teknologjik përtej çdo gjëje që kemi përjetuar deri tani.
Barclays thekson se diferenca e madhe është se Apple ka zhvilluar një metodë për të bërë që sensori Touch ID të mbushë tërë ekranin.
Kjo do të thotë që ju do të jeni në gjendje ta zhbllokoni këtë iPhone të ri duke vendosur gjurmët e gishtit tuaj kudo në ekran.
Ky është një hap i madh përpara, sepse lexuesit në ekran, ndryshe nga paraardhësit e tyre fizikë, nuk kanë kufizime për të drejtuar majat e gishtave tuaj dhe zonat e vogla të zbulimit të tyre i bëjnë ata më pak intuitiv për t’u përdorur, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Përveç kësaj, Barclays thekson se iPhone 2020 i Apple do të vijë me 5G dhe një sistem të ri të ndjeshëm 3D të kamerave të pasme që pritej në iPhone 11, por humbi shansin.
Barclays shton se të gjithë iPhone 2020 do të kenë ekrane OLED.
E-Diaspora
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë? Deri më tani, referuar statisitkave, mbi 400 mijë persona janë regjistruar nga diaspora, shkruan albinfo.ch. Në...
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
-
Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë