Integrimi
Zari Xhaferi, kandidat për Qeverinë e Kantonit Zug
Nëse do t`ia dalë të zgjidhet, Xhaferi do të jetë politikani i parë me prejardhje shqiptare në ekzekutivin e një kantoni
Zari Xhaferi (Dzaferi), politikani i Partisë Socialdemokrate me rrënjë shqiptare, deputet në Parlamentin e Kantonit të Zug-ut, është kandiduar edhe për ekzekutivin e kantonit. SP-ja e këtij kantoni në kuvendin e saj partiak të mbajtur të enjten ka vendosur që Xhaferin ta kandidojë për një vend në Qeverinë shtatë anëtarëshe Kantonale, që ka mbetur i zbrazët pas zgjedhjes në përfaqësuesit të CVP-së Peter Hegglin deputet në Dhomën e Kantoneve. Ai mbante postin e përgjegjësit për financa, transmeton albinfo.ch.
Zgjedhja për vendin vakant në qeveri do të bëhet më 17 janar 2016. Me atë rast CVP-ja sjell kandidatin e vet, politikanin Martin Pfister, i cili është nominuar të mërkurën.
Aktualisht ezekutivin e Kantonit të Zugut e pëbëjnë nga dy përfaqësues të CVP-së, FDP-së dhe SVP-së si dhe një përfaqësuese e ALG-së (Alternativa e Gjelbër).
Kandidimin e Xhaferit në një ekzekutiv që nuk ka pasur asnjë përfaqësues të SP-së, kjo parti e arsyeton duke e vlerësuar përvojën e tij si deputet në legjislaturën e dytë në Parlamentin e Kantonit. Ai është bërë i njohur si politikan që vlerësohet edhe nga jashtë partisë së tij, thuhet në shkresën e SP-së.
Zari Xhaferi është nënkryetar i SP-së së Kantonit Zug dhe kryetar i SP-së për qytetin Baar, ku jeton.
Ai ka qenë kandidat në zgjedhjet për Parlamentin Nacional të Zvicrës që u mbajtën muajin e kaluar.
Duke iu drejtuar rrethit të tij shoqëror në facebook, Zariu flet për përvojat e tij si politikan dhe mësues e gazetar, profesione që ai i ushtron prej sa vitesh. “Jam i bindur se me përvojën time dhe me prirjen për punë ekipore do të sjell me vete një bazë solide për punë në ekzekutiv”.
Nga ana tjetër, siç vlerësohet në mediet e Zug-ut dhe të Luzernit, kandidimi i Xhaferit edhe pse i bërë njëzëri nga SP-ja, është shoqëruar nga një skepticizëm në vetë bazën partiake, transmeton albinfo.ch. Kjo për faktin se në këtë kanton partitë e djathta janë më të fuqishme dhe kanë bazë të pakonestueshme. Sidomos fakti se vendi i lirë pretendohet nga CVP-ja, parti me bazë të gjerë në kanton e bën edhe me të vështirë depërtimin e Zari Xhaferit 30 vjeçar në ekzekutiv.
Nëse megjithatë do t`ia dalë të zgjidhet, Xhaferi do të jetë politikani i parë me prejardhje shqiptare në ekzekutivin e një kantoni.
Albinfo.ch ka ndjekur rrugën e ngritjes politike të Zariut që nga fillimi. Në një intervistë të realizuar pas zgjedhjes së tij deputet kantoni, rreth 5 vjet më parë, ai kishte treguar ambicie edhe për politikën në rrafshin ekzekutiv, por duke e vendosur atë “në një të ardhme”. Mbetet të pritet muaji janar për të parë nëse kjo “e ardhme” ka ardhur.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













