Maqedonia
Zaev thotë se çështja emrit zgjidhet me kalimin e sovranitetit në BE
Zgjidhja përfundimtare e kontestit rreth emrit me Greqinë mund të arrihet paralelisht me procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, ka thënë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Ai ka deklaruar se deri në zgjidhjen përfundimtare, dy vendet mund të arrijnë një marrëveshje të përkohshme.
“Ndoshta zgjidhja përfundimtare do të jetë e lidhur me votimin e qytetarëve Maqedonisë, duke i dhënë sovranitetin tonë Bashkimit Evropian, ku dëshirojmë të anëtarësohemi dhe atëherë hapet edhe Kushtetuta. Ndoshta këtu është zgjidhja, për shkak se siç e dini, Greqia kërkon edhe ndryshimin e Kushtetutës për ndryshimin e emrit kushtetues… Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras mund t’i shtrijnë duart dhe të arrijnë marrëveshje, por institucionet janë ato, të cilat e nxjerrin qëndrimin përfundimtar, sikur edhe qytetarët e të dy vendeve”, ka thënë Zaev në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës Pas studimeve të suksesshme në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ajo vijoi specializimin në programin... -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër
Jeta në Austri
-
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës Pas studimeve të suksesshme në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ajo vijoi specializimin në programin... -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak









