Bota
Yjet bëhen bashkë në luftën ndaj ngacmimeve seksuale
Më shumë se 300 aktore, skenariste dhe regjisore kanë lansuar një projekt për të ndihmuar luftën ndaj ngacmimeve seksuale në industrinë e filmit dhe vendet e tjera të punës.
Iniciativa, që quhet “Koha Mbaroi”, u prezantua në një reklamë në New York Times.
Projekti i yjeve të Hollywoodit përshkruhet si “thirrje për ndryshim tek gratë në biznes dhe te gratë gjithandej”.
Ky projekt vjen pas përhapjes së akuzave për ngacmim seksual të aktoreve nga producenti Harvey Weinstein, transmeton Albinfo.ch.
Yjet më të njohura që e përkrahin këtë iniciativë janë Natalie Portman, Reese Witherspoon, Cate Blanchett, Eva Longoria dhe Emma Stone.
Kampanja ka grumbulluar më shumë se 13 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas









