Botërori 2026
Xherdan Shaqiri: Po flitet shumë për gjëra jashtë futbollit
Shaqiri theksoi se në një turne të madh si Kupa e Botës, lojtarët dhe stafi duhet të përqendrohen te futbolli dhe jo te debatet që krijohen rreth ekipit
Legjenda e futbollit zviceran, Xherdan Shaqiri, ka komentuar situatën rreth kombëtares së Zvicrës në Botërorin 2026, duke vlerësuar se vëmendja është zhvendosur nga futbolli te temat dytësore.
Ish-ylli i Zvicrës tha se rreth ekipit kombëtar po flitet shumë për çështje jashtë fushës, ndërsa fokusi duhet të jetë te paraqitjet dhe rezultatet në Botëror.
Sipas tij, skuadra ka cilësi të mjaftueshme për të reaguar pas hapit fals në ndeshjen e parë, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Shaqiri theksoi se në një turne të madh si Kupa e Botës, lojtarët dhe stafi duhet të përqendrohen te futbolli dhe jo te debatet që krijohen rreth ekipit. Ai beson se atmosfera mund të ndryshojë shpejt nëse Zvicra arrin një rezultat pozitiv në ndeshjen e ardhshme.
Komentet e tij vijnë në një moment kur kombëtarja zvicerane po përballet me kritika pas barazimit 1:1 ndaj Katarit, ndërsa kapiteni Granit Xhaka ka kërkuar gjithashtu më shumë përqendrim dhe përgjegjësi nga skuadra.
Ndeshja e ardhshme ndaj Bosnjës konsiderohet vendimtare për shanset e Zvicrës për t’u kualifikuar në fazën eliminatore të Botërorit.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













