Sport
Xhaka thyen rekordin e transferimeve në Zvicër
Jo shumë zviceranë kanë luajtur në nivele të larta. Xherdan Shaqiri ishte në Bayern dhe Inter, derisa Stephan Lichtsteiner, që disa vite luan në Juventus.
Nuk është çudi që për ta nuk është paguar shumë të mëdha. Por, kjo pritet të ndryshojë me transferimin e Xhakës në Arsenal, shkruan “Blick”, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave angleze ai do të transferohet për 47 milionë franga nga Borussia në Arsenal. Nëse ndodh kjo do të ishte rekord për futbollin zviceran dhe ai do të hynte në histori.
Transferimi deri më tani ka qenë Gokhan Inler nga Udinese në Napoli për 24 milionë franga, kurse për Shaqirin u paguan 20 milionë, derisa në listën e më të paguarve është edhe Blerim Xhemaili në Napoli për 13 milionë.
Sidoqoftë, këmbimi valutor ka ndryshuar, por nëse Xhaka transferohet në Arsenal, padyshim se do të thyente rekordin absolut. Megjithatë, Xhaka nuk është i vetmi lojtar zviceran që po kërkohet në afatin kalimtar me shumë të mëdha.
Jewel Breel Embolo po kërkohet nga Liverpool, derisa klauzola e tij është rreth 30-35 milionë euro. Nëse ai largohet nga Baseli për këtë shumë, do të bëhej transferi i dytë më i shtrenjtë pas Xhakës.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













