Sport
Xhaka: S’ka marrëveshje me Arsenalin
Granit Xhaka më në fund ka folur për të ardhmen e tij dhe kalimin e mundshëm në Arsenal.
“Kam parë shumë thashetheme. Mund të them që nuk kanë kuptim. Nuk ka pasuar bisedime me Arsene Wenger dhe asnjë marrëveshje nuk është arritur. Dikush ka thënë që ka parë babanë tim në Londër, nëse e kanë parë le të mi tregojnë fotot. Askush nga Londra s’ka qenë këtu për bisedime. Nëse dikush thotë që kanë qenë, atëherë le të më thërrasin. I ftoj në darkë”, u shpreh Xhaka për mediet angleze.
Pavarësisht zërave se Granit Xhaka do të kalojë në Arsenal, drejtori i Borussia Monchengladbach, Max Eberl, ka thënë se nuk ka oferta për mesfushorin shqiptar. “Kam parasysh të gjitha rastet, por nuk ka asnjë ofertë në tavolinë, duke përfshirë këtu edhe Xhakën”, u shpreh Eberl për “Funke Sport”, shkruan albinfo..ch.
Arsenal është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për mesfushorin që aktivizohet me Zvicrën, por duket se ofertat mungojnë. Sidoqoftë, Arsene Wenger duhet të shpejtojë pasi çmimi i Xhakës mund të rritet pas Kampionatin Evropian.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












