Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka shkruar një kapitull të ri në historinë e futbollit zviceran, duke u bërë vetëm futbollisti i dytë që arrin të shënojë gol në tre Kampionate Botërore të ndryshme, transmeton albinfo.ch.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova realizoi në Botërorin 2026, pasi kishte gjetur rrugën e rrjetës edhe në edicionet e viteve 2014 dhe 2018.
Me këtë arritje, Xhaka i bashkohet Xherdan Shaqirit, i cili deri më tani ishte futbollisti i vetëm në historinë e Zvicrës që kishte shënuar në tre Botërorë të ndryshëm.
Ky rekord vjen si një tjetër dëshmi e karrierës së jashtëzakonshme të Xhakës, i cili vazhdon të jetë një nga figurat më të rëndësishme të kombëtares zvicerane dhe një prej futbollistëve shqiptarë më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare./Albinfo.ch