Botërori 2026
Xhaka renditet i treti në Botëror për pasimet më të shumta drejt sulmit
Granit Xhaka ndër mesfushorët më dominues të Kupës së Botës, renditet i treti për pasimet vertikale në gjysmën kundërshtare
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, po vazhdon të dëshmojë edhe në Kupën e Botës se është shumë më tepër sesa një mesfushor që luan vetëm pasime anësore apo prapa, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara nga CIES Football Observatory, Xhaka renditet në vendin e tretë mes të gjithë mesfushorëve që kanë luajtur në fazën e 1/16 së finales, për përqindjen e pasimeve vertikale të realizuara në gjysmën e fushës së kundërshtarit.
Mesfushori shqiptar i Zvicrës ka regjistruar 30.4 për qind të pasimeve të tij në drejtim përpara në zonën kundërshtare, duke u renditur vetëm pas norvegjezit Martin Ødegaard (35.7%) dhe australianit Aiden O’Neill (34.0%).
Pas Xhakës në këtë listë vijnë Nathan Saliba i Kanadasë (29.1%), Pape Gueye (28.6%) dhe Idrissa Gueye (28.4%) të Senegalit, Elliot Anderson i Anglisë (27.7%), Nabil Bentaleb i Algjerisë (26.7%), Luka Modrić i Kroacisë (26.4%) dhe Felix Nmecha i Gjermanisë (26.3%).
Statistikat hedhin poshtë kritikat e kahershme se Xhaka luan vetëm pasime anësore ose prapa, duke dëshmuar se kapiteni i Zvicrës është ndër mesfushorët më progresivë të këtij Botërori, me një rol kyç në ndërtimin e sulmeve dhe avancimin e lojës së ekipit helvet./Albinfo.ch

Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin










