Sport
Xhaka nuk shkon në Gladbach
Lojtari i FC Basel, Taulant Xhaka, ditët e fundit është përfolur shumë për një kalim të tij te Borusia Monchengladbach
Lojtari i FC Basel, Taulant Xhaka, ditët e fundit është përfolur shumë për një kalim të tij te Borusia Monchengladbach. Gazeta gjermane “Bild” ndër të tjera pati raportuar që Gladbach do ta marrë futbollistin e kombëtares shqiptare për ta bindur vëllain e tij, Granitin, që të qëndrojë në Gladbach edhe përtej afatit kalimtar të verës, shkruan gazeta zvicerane “blick.ch”.
Por, drejtori sportiv i ekipit gjerman, Max Eberl, i demanton këto thashetheme: “Taulanti është një djalë i mirë, por tash për tash nuk ka asgjë aktuale në lidhje me të”, përcjell albinfo.ch.
Gazeta zvicerane shkruan edhe për futbollistin tjetër shqiptar të Baselit, Albian Ajetin. “Albiani nuk është stërvitur dje me ekipin e parë të Baselit dhe është pranë transferimit. Ekipet e interesuara për talentin 18-vjeçar janë kryesisht nga liga angleze”, njofton albinfo.ch.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













