Sport
Xhaka në presion
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka thënë se është i lodhur me presionin që po i bëhet dhe nuk dëshiron të flasë më për çështjen e Kosovës
Debati për refuzimin që të luajë për Kosovën ia ka sosur durimin mesfushorit të Zvicrës, Granit Xhaka i cili thotë gjatë një interviste për “Appenzeller Zeitung” se nuk do të japë më sqarime për akuzat se është një tradhtar. Mesfushori zbuloi edhe përshtypjet e para nga klubi i ri, Arsenali dhe trajneri Arsene Wenger, përcjell albinfo.ch.
“Nuk ka trajner që të flasë çdo ditë me lojtarin. Wenger ka folur me mua dy apo tri herë. Më tha se ishte i kënaqur se si stërvitesha, si sillesha dhe se sa i disiplinuar isha. Më duhet ta pranoj se në ditët e para isha pak nervoz. Kjo vihej re që në pasimet e para kur përpara ke lojtarë të klasit botëror. Ozil, Sanchez, dhe Cazorla janë personalitete të mëdha”, ka thënë mesfushori shqiptar.
Ai më pas është pyetur edhe për Kosovën. “Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të justifikohem gjithnjë. Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë presioni më ushtrohet. Letra ime në “Instagram” e shpjegon qartazi përse unë vendosa që të luaj për kombëtaren zvicerane në të ardhmen”, u shpreh Xhaka, duke shtuar: “Por kur titujt e gazetave prodhohen me përkthime të shtrembëruara, atëherë unë mendoj se kjo është shumë. Më tepër nuk kam çfarë të them për këtë temë”, theksoi ylli i Arsenalit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













