Sport
Xhaka mund t’i bashkohet Kosovës
Në intervistat e shumta, ai ka bërë të qartë se kur Kosova do të pranohet nga FIFA, ai mund të luajë për vendin e prindërve të tij
Mesfushori kosovar, Granit Xhaka po përballen me presion para se fillon Kampionati Evropian. Edhe pse është vetëm 23-vjeçar, ylli në ngritje ka 40 paraqitje me Zvicrën, kurse ish-përzgjedhësi Ottmar Hitzfled e ka krahasuar atë me Bastian Schweinsteiger, përcjell albinfo.ch
Xhaka ka shkëlqyer këtë edicion me Borussia Monchengladbach këtë edicion, derisa më parë ka luajtur për Baselin, shkruan “AFP”, përcjell albinfo.ch. Mediat britanike kanë bërë të ditur se Arsenal është i gatshëm të japë 30 milionë euro për të, derisa të interesuara mbeten edhe Liverpool dhe Bayern Munich. Xhaka pritet të jetë njëri nga lojtarët kyç në Përfaqësuesen zvicerane në Evropianin e Francës.
Përballja kundër vëllait
Xhaka është i lindur në Zvicër, por si shumë lojtarë tjerë të dalluar të Zvicrës, ka prejardhje shqiptare. Prindërit e tij së bashku me 300 mijë kosovarë ishin shpërngulur në Zvicër, duke ikur nga terrori serb më 1990. Kjo ka bërë që ai dhe Xherdan Shaqiri të jenë në qendër të debateve. Zviceranët nuk e harrojnë ndeshjen ndaj Shqipërisë më 2012, kur rezultati ishte 2:0 dhe Xhaka në minutën e 84-t e humbi qëllimisht një rast, duke mos dashur të shënojë ndaj Shqipërisë. Më pas kishte shumë akuza në drejtim të Xhakës.
Në intervistat e shumta, ai ka bërë të qartë se kur Kosova do të pranohet nga FIFA, ai mund të luajë për vendin e prindërve të tij. Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe Kosova tani për tani mund të luajë vetëm miqësore.
Ndeshja e parë e Zvicrës do të jetë ndaj Shqipërisë më 11 qershor, ku Graniti do të ballafaqohet me Taulantin, i cili luan për Shqipërinë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














